Maqedoni

Aliu: Ligji i pagave është në grupin e punës, ende nuk ka një version për debat

“Draft-versioni i ligjit për pagat në sektorin publik është dorëzuar te grupi i punës, ku janë 5 kolegë të qeverisë që punojnë për gjetjen e një zgjidhje për optimizimin e qasjes për pagat. Ende nuk mund të them ndonjë përgjigje të saktë, sepse nuk e kemi një variant në të cilin mund të jetë i hapur për diskutim sepse kemi shumë varianta”. Kështu tha ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu. Ministri sqaroi se për këtë ligj po punohet një kohë të gjatë në ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe administratës, dhe se i njejti ofron mundësi për pagesat e gjithë shtetit e jo vetëm të një institucioni.

Ministri Aliu beson që kjo kornizë e sistemit të pagesave në shtetin tonë, ato formula që do të krijohen do të ofrojnë definitivisht zgjidhje për problemet me të cilat aktualisht po ballafaqohet shteti.

Azi Aliu, Ministër

“Ju e dini që kolegët me profile të ndryshme kanë paga të ndryshme. Edhe në ministri pagat nuk janë njësoj, po ashtu e dini se në ministrinë e financave kolegët marin 30% paga më të mëdha nga kolegët e tjerë të cilët punën e njejtë e punojnë në institucione të tjera.Unë besoj fuqishëm që me këtë ligj për pagat ne do të krijojmë standarte dhe do të dihet sistem kaskad që cdo profil, cdo vend pune do të dihet se me sa pika mund të arihet”.

Ai po ashtu shpreson që do të ketë sistem të paguar të pagave i cili do të na japë pasqyrë të qartë edhe për nënpunësit e administratës dhe për funksionarët në përgjithësi.