Maqedoni

Homazhe te varrezat e kolosëve të letërsisë shqipe në Tetovë, Murat Isaku dhe Abdylazis Islami

Dikush mund edhe t’ju harojë,por Shoqata e shkrimtarëve OENEUM DHE TETOVA çdo herë do ju kujtojë. Homazhë në varrezat e qytetit tonē dy gjigantëve, kolosëve të letërsisë shqipe Murat Isaku dhe Abdylazis Islami, kunorë me lule të freskëta dhe shpirti i tyre si kandili Naimit të ndiçojë.
“Propozojmë dy rrugë ose dy shkolla të Tetovës ti mbajnë emrat e këtyre iluministëve mbarëkombëtarë. Poashtu i propozojmë Ministrisë kulturës Maqedonisë së Veriut të mer iniciativë për ngritjen e dy përmendorēve te parku i qytetit para Pallatit kulturës pasi që u kemi borxh përgjithëmonë… Derisa Qeveria jonë shpenzoi qindra e qindra milion euro për qindra e qindra statua në Shkup,do ishte shumë humane dhe altruiste edhe ngritja e dy përmendoreve në qendër të Tetovës për këto dy maestro të letërsisë.Veprat e tyre kanë lënë gjurmë në memorien e dhjetra dhjetra gjeneratave”, deklaroi Daim ILAZI,
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve
“Oeneum”, Tetovë.