Mickoski: E pranoj se kanë fituar, zgjedhjet do të jenë të rregullta dhe jo të parakohshme
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se janë të gatshëm të bisedojnë për propozimet e LSDM-së, për datën e zgjedhjeve. VMRO pranon të mbahen takimet e grupeve të punës për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë vitit 2024 dhe mendojnë se ato duhet të takohen sa më shpejtë.
“Si të thotë Kovaçevski për datën dhe ditën, vetëm le të takohen grupet e punës dhe të bisedojnë. Ajo që do ta propozojnë, atë do ta diskutojmë. Ja e pranoj, ata fituan, nuk kishte zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet do të jenë të rregullta”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Mickoski u shpreh se kanë problem me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, i cili, sipas tij nuk funksionon në pajtim me Ligjin, pasi për momentin punon me 6 anëtarë.