Ministri i Jashtëm i Irlandës dënon sulmet izraelite
Ministri i Jashtëm i Irlandës dënon sulmet izraelite që vrasin fëmijët në Gaza
Stamboll
Ministri i Jashtëm i Irlandës dënoi sulmet izraelite në të cilat u vranë dhjetëra fëmijë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“32 fëmijë u vranë që nga e hëna në Gaza nga sulmet izraelite, kjo është afërsisht një e katërta e të gjitha fataliteteve. Kjo është e papranueshme”, Shkroi Simon Coveney në Twitter, duke postuar një lajm të Radio-Televizionit të Irlandës (RTE) me titull “Vritet familja 10-anëtarëshe në një sulm ndaj Gazës, i dërguari i SHBA-së mbërrin për bisedime”.
“Izraeli ka detyrim ndërkombëtar ligjor për të mbrojtur fëmijët në konflikt dhe të mos bëjë një gjë të tillë. Irlanda do të flasë përsëri me ashpër nesër në KS-OKB”, shtoi ai.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përfshirë Irlandën, e cila aktualisht ka një vend jo-të përhershëm dyvjeçar deri në dhjetor 2022, do të takohet të dielën për të diskutuar situatën në Izrael dhe Rripin e Gazës.
Të paktën dhjetë civilë palestinezë, përfshirë tetë fëmijë, u vranë sot herët kur aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan dhe shkatërruan një shtëpi banimi në kampin e refugjatëve Al-Shati në perëndim të Gazës.
Në total 139 palestinezë, përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra, janë vrarë dhe 950 të tjerë janë plagosur që kur Izraeli filloi sulmet në Gaza të hënën e kaluar.
Sulmet ajrore në Gaza u paraprinë nga tensionet disa ditore dhe agresioni izraelit në Kudsin Lindor të okupuar, ku qindra Palestinezë u sulmuan nga forcat Izraelite dhe kolonët në Xhaminë Al-Aksa dhe në lagjen Sheikh Jarrah.
Kohët e fundit, tensionet u përshkallëzuan më tej, duke u zhvendosur nga Kudsi Lindor në Gaza, pasi grupet palestineze të rezistencës atje u zotuan për hakmarrje ndaj sulmeve izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe Sheikh Jarrah nëse nuk ndaleshin.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, veprim ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.