Maqedoni

BFI deklarohet për ngjarjet në Jerusalem

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut është deklaruar për sul met në Jerusalem. Ka shprehur shqetësimin e thellë për sulmin ndaj Xhamisë së Aksasë dhe besimtarëve dhe aktin e ka quajtur si antinjerëzor dhe anticivilizues.

Ka shprehur bindjen, se faktori ndërkombëtar duhet të intervenojë sa më shpejtë për të vendosur paqen dhe qetësinë.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të BFI-së:

Bashkësia Fetare Islame e RMV me vëmendje po përcjellë ngjarjet e fundit në Jerusalem, andaj ndjenë shqetësimin e thellë për sul min, dhu nën e forcave policore izraelite kundër tempullit të shenjtë Xhamisë së Aksas dhe besimtarëve, sul me këto që shkaktuan me dhjetëra vik tima.

Në këto ditë të Ramazanit BFI e RMV shpreh keqardhjen e thellë që sul met ndaj një tempulli siç është Mesxhidi Aksa dhe besimtarëve është e papranueshme nga asnjë besim, sepse janë akte antinjerëzore dhe anticivilizuese bazuar në parimet e paqes dhe konventave ndërkombëtare për paprekshmërinë e tempujve të shenjtë kujtdo besimi që i takojnë.

Andaj, mbesim me bindjen se sa më shpejt do të intervenojnë faktorët ndërkombëtar për të vendosur paqen dhe qetësinë, për të ndalë dhu nën e trishtueshme ndaj shenjtërisë së Xhamisë së Aksasë, besimtarëve dhe më gjerë.

Lusim Allahun Fuqiplotë që kudo në botë te mbisundojë paqja, toleranca dhe qetësia e gjithmbarshme për të mirën dhe perspektivën e mbarë njerëzimit.