Eksperti Postolov: Sistemi ABS ishte me defekt, autobusi nuk lejohej të qarkullonte
Sistemi ABS ishte me defekt, autobusi nuk lejohej të qarkullonte. Kështu ka thënë eksperti Ljupço Postolov, i cili është pjesë i ekipit që kanë përgаtitur superekspertizën për aksidentin rrugor në rastin e “Llaskarcës”. Postolov theksoi se sipas vëzhgimeve të makinerive, sistemi ABS nuk ishte i saktë, gjegjësisht teli i lidhur me pajisjet ishte i prerë.
EKSPERT, LJUPÇO POSTOLOV
“Me një sistem të tillë frenimi ABS me defekt, ky autobus nuk është lejuar të vihet në komunikacion dhe të transportojë pasagjerë më 13 shkurt 2019 nga personat përgjegjës të transportuesit ‘Durmo Tours’”
I pyetur nëse një sistem i tillë ABS me defekt, gjatë frenimit maksimal me frenimin e këmbës, mund të bënte që rrotat e përparme të autobusit të mos drejtoheshin, Postolov u përgjigj se ky sistem i ABS-së nuk ka asnjë ndikim dhe nuk ka lidhje shkakësore për shfaqjen e një aksident trafiku.
Ndërsa në lidhje me faktin se timoni është gjetur i kthyer djathtas pas aksidentit, është pyetur nëse kanë gjetur foto në rastin kur timoni është fotografuar në pozicion për lëvizje drejt, ai tha se në pozicionin përfundimtar timoni ishte në gjendje të deformuar.
EKSPERT, LLJUPÇO POSTOLOV
“Nuk ka një foto të tillë, por kam shpjeguar se të gjitha fotot ku timoni është kthyer djathtas mund të jenë për shumë arsye dhe deformime të tjera”
Edhe avokati Ljupço Micevski, mbrojtës i të akuzuarit të gjashtë, i cili është shoferi i autobusit, i ka bërë pyetje ekspertit, se a nuk janë të mjaftueshme 1.67 sekonda për reagim të timonit djathtas nëse jo për frenim, mirëpo eksperti, Lljupço Potolov, u përgjigj se nuk ka pasur asnjë reagim nga shoferi në autobus dhe se këtë gjë e kanë theksuar disa herë.
Në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcit, i ndodhur më 13 shkurt 2019, të pandehur janë Durmish Beluli, pronar i komapinsë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, për të cilën akuzohen për vepra të rënda ndaj pasigurisë së njerëzve. Ndërkaq, për të njëjtën vepër akuzohen edhe tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.