Qytetarët shprehen të dëshpëruar. Thonë se në këtë shtet më lehtë për të mbijetuar e kanë vetëm kriminelët dhe askush tjetër.
Qytetarët shprehen të dëshpëruar. Thonë se në këtë shtet më lehtë për të mbijetuar e kanë vetëm kriminelët dhe askush tjetër.
Të pyetur për vendimin e fundit gjyqësor për përgjimin masiv, qytetarët thonë se ata që bëjnë krim lirohen, ndërsa ata që nuk bëjnë krime dënohen.
“Po mundohem që të mos ndjek politikë por është e pamundur, unë nuk mund të komentoj sepse nuk jam kompetente, por si qytetare mendoj se ka të bëjë me një procedurë ekstreme anti- civilizuese sepse të gjitha virtytet morale që i kishim duhet të jenë të imputuara dhe të zbatohen edhe në gjyqësor që të mbrohemi por më këtë nuk kemi shpresë”, tha një qytetar.
Barrën apo harxhimet gjyqësore do t’i paguajmë ne qytetarët si e komentoni këtë?
“ Të them të drejtën kjo është Monti Pajton, është thjeshtë e pabesueshme që të ndalosh talljen me ne është absurde”, theksoi qytetari.
“Vetëm kriminelët këtu mbijetojnë askush tjetër, mafia është në pushtet 30 vite e nga Zaevi dhe revolucioni shumëngjyrësh na erdhi jeta”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Ata që bëjnë krim lirohen ata që nuk bëjnë krime dënohen, më keq më s’ke ku e çon, turp që nuk parashihet, turp më të madh nuk ka. Popullata pa fe dënohen ata që janë pa fe lëshohen, kjo nuk është gjë e mirë. Me qeverinë tonë që kemi në Evropë nuk ka”, tha një qytetar tjetër.
“Për ata që kanë marrë atë vendim duhet të jenë të vëmendshëm se do jenë llogaridhënës dhe përgjegjës një ditë se a kanë bërë mirë me këtë akt ose kanë bërë keq, shumë njerëz kanë vuajtur nga lëvizjet e Mialkovit dikur, kabineteve të tij, shoqërisë së tij”, theksoi një qytetar.
“Kush thotë se është normale, gjithmonë këtu ka qenë e tillë dhe ashtu do të mbetet, edhe Evropa t’i merr këto do ta prishin Evropën me këtë drejtësi”, u shpreh një qytetar.