Kosovë

Sveçla publikon fotografi të minave dhe “pajisjeve të sofistikuara” të konfiskuara në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një postimi në platformën X ka publikuar disa dëshmi të reja të pajisjeve të sofistikuara që janë kapur në Veri të Kosovës.

Në pamje shihen disa mina, të cilat sipas Sveçlës janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.
“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirë-organizuara?”, ka shkruar Sveçla.

Të shtunën është zhvilluar një bastisje e policisë në disa lokacione të veriut të Kosovës, ku janë gjetur granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim.