Mesazh nga Samiti i Berlinit në Tiranë: Mos e lini mundësinë të ikë
Moment kyç për integrimin e Ballkanit, mos e lini mundësinë të ikë. Kjo është porosia e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë Samitit të Berlinit në Tiranë.
Von Der Leyen apeloi për vendet e rajonit që ta shfryëzojnë këtë mundësi dhe të punojnë së bashku me BE-në për të finalizuar procesin e integrimit.
Ursula Von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
“Hera e parë që kjo ndodh në rajon. Ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme që ka nisur Rusia mbi Ukrainën. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm të Hamasit, I cili ka vrarë më shumë se 1440 burra, gra dhe fëmijë, kjo për arsyen e vetëm se ata janë hebrenj. Në këto kohë na duhen miqtë më të mirë. Le të punojmë që ju të bëheni pjesë të BE që së bashku të arrijmë një paqe që të zgjasë dhe një begati po ashtu”.
Integrimi në BE,i ngadaltë dhe zhgënjyes, tani ka ardhur koha për ndryshim. E kështu e përshkruajti procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Charles Michel, President i Këshillit Evropian
“Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vjet më parë në Ballkanin Perëndimor e megjithatë ka qenë një rrugë mjaft e ngadaltë, shumë e ngadaltë, zhgënjyese për ju në rajon e për ne në Bashkimin Europian, por tashmë të gjithë e ndjejmë, të gjithë e dimë se është koha për të arritur premisën tonë”.
Ai shtoi se Procesi i Berlinit luan rol të rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian duke parë integrimin në BE si dritën orientuese.