Maqedoni

IGFM pranoi një donacion nga Shqipëria, i dorëzohet komunës së Likovës

Forumi për të Drejtat dhe Lirit e Njeriut për Maqedoninë e V, ka pranuar një donacion nga Shoqata Humanitare “ Jetimi në Fokusin Tonë” nga Shqipëria’.

Sot me datën 12.10.2023, përfaqësuesi njëherit kryetari i shoqatës ‘Jetimi në Fokusin Tonë’, z.Hysen Dosti, në bashkëpunim me veprimtarët nga Maqedonia e V, z.Idriz Sinani -kryetar, e prof.Etem Xheladini kanë dhuruar një kontigjent me ndihma paisje shkollore, për nxënësit bonjak, si dhe personat me aftësi të kufizuara për rezidentët e institucioneve shkollore në komunën e Likovës.
Shpërndarja e këtij donacioni i është besuar ta bëjë komuna e Likovës, në bashkëpunim me drejtorit e shkollave fillore.

Z.Hysen Dosti, e z. Idriz Sinani premtuan përfaqësuesve të komunës së Likovës me në krye sekretari Nuhiut, se do të vizitojnë edhe institucione tjera, dhe kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë me kontigjente tjera ndihmash në të ardhmen.
Forumi për të Drejtat dhe Lirit e Njeriut ( IGFM) edhe viteve më parë kanë dhuruar kontigjente me ndihma të ngjajshme, po edhe ushqimore e veshëmbathje për fshatrat e malësis së Karsdakut’ në Goshinc, Llukar, Allashecë, Runicë dhe vendëbanimet tjera shqiptare.