Maqedoni

Lloga në Uashington: Të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, kusht votimi i ndryshimeve kushtetuese (Video)

Ministri i drejtësisë, njëheri sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e gjatë këtij qëndrimi ka qenë i ftuar per intervisteë në lajmet qendrore të Zërit të Amerikës.

Duke folur për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, Lloga ka thënë se Aleanca është gatshme për zgjedhje të parakohshme, kusht votimi i ndryshimeve kushtetuese, transmeton Lideri.mk.

“Jemit të gatshëm për zgjedhje, kurdo qofshin ato. Por është e radhës njëherë të votohen ndryshimet Kushtetuese dhe pastaj të futemi ne ciklet zgjedhore që pasojnë, dhe ato janë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Domethënë qëndrimi i Aleancës mbetet i hapur për të shkuar ne zgjedhje qoftë edhe të parakohshme, por me kushtin që të kemi miratim të ndryshimeve kushtetuese”, ka theksuar Lloga i cili vizitën e tij është duke e vazhduar këto ditë në Uashington./Lideri

Video në Link: https://fb.watch/nFiCm4EU-w/