E dhimbshme: Nëna nga Shkupi e paraqet në polici djalin 19 vjeç për drogë
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër G.Sh.(19) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe futje në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, transmeton Lideri.mk.
I riu është denoncuar nga nëna e tij
“Me datë 09.04.2023, gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Gjorçe Petrov për shkak të ankesës për sjellje agresive të të pandehurit dhe vëllait të tij, nëna e tyre ka dorëzuar një qese me marihuanë, për të cilën ka treguar se e kishte lënë G. Sh.”, njoftoi policia./Lideri.mk