Maqedoni

Limani: Ahmeti të tregojë, a është me SHBA-në dhe BE-në ose Serbinë dhe Rusinë (Video)

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani ka mbajtur sot një konferencë me mediat ku i ka parashtruar pyetje publike BDI-së.

“Udhëheqësi i BDI-së, bashkë me Qeverinë u’a kanë borxh qytetarëve që t’u
përgjigjen publikisht nëse janë:

– Me SHBA-në dhe BE-në ose – Serbinë dhe Rusinë ?!”, u shpreh Limani.

“Çdo ditë e më tepër Qeveria LSDM-BDI-së, për shkak të krimit të organizuar dhe
raporteve vëllazërore me Serbinë dhe Rusinë është duke prishur marrëdhëniet
deri në masën e armiq’sisë me popullin dhe partnerët strategjik të SHBA-së dhe
BE-së.

Për interesa të ngushta personale, grupore dhe partiake, udhëheqësi i BDI-së,
bashkë me si-vëllaun Dimitar Kovaçevski, përmes projekteve antikombëtare të
llojit “Ballkani i Hapur” dhe krimit të organizuar janë duke kahëzuar vendin drejt
interesave serbo-ruse, të cilat në masë trishtuese janë duke devijuar nga
rrugëtimi euro-integrues dhe politikat strategjike të SHBA-së, të krijuara në tre
dekadat e fundit mbi ballkanin dhe të ardhmen tonë.

Me këtë rast u bëjmë thirrje Uashingtonit dhe Brukselit që të jenë më të ashpër
në raport me porositë e deritanishme drejtuar qeverisë së kriminalizuar, për të
hequr dorë nga korrupsioni që ka pushtuar çdo pore të institucioneve të vendit
tonë.

Sipas statistikave dhe anketimeve të bëra në raportin e faktorëve të jashtëm,
vendin tonë e paraqesin se është i korruptuar në masën nga 95 deri 97 %, të të
gjitha shtresave, e që i bie se vetëm 3% e popullatës është e papërfshirë në
korrupsion !!!

Të nderuar bashkëvendës !

Që të jetë situata edhe më e frikshme qeveria e krimit në vend që të
implementojë reformat e sygjeruara nga vendet mike të Bashkimit Evropian,
Dimitar Kovaçeski me si’vëllaun është duke parapërgatitur terenin e rikthimit të
Gruevskit dhe shpalljen si të pafajshëm, për dënimet e prera në lidhje me
keqpërdorimet e bëra gjatë qeverisjes së tij, me partnerin strategjik të quajtur
BDI.

E keqja e kësaj qeverie të korruptuar deri në poret më të skajshme fuqizohet edhe
mbi qëndrimet e SHBA-së dhe të gjitha shteteve Evropiane, të cilat sulmet e
terroristëve serb në Mitrovicë e Veriut u shpallën si terroriste të planifikuara dhe
ndihmuara nga qeveria e Serbisë, ndërkohë që Ahmeti si Pinjoll i planeve serbe
përmes Ministrit të interesave të jashtme-Bujar Osmani, dërgoi porosi
shpëtimtare përmes qëndrimit se u dashka të “konstatohet nëse Serbia është ose
jo e përfshirë në këto sulme”.

Me këtë rast duhet theksuar edhe qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Rusisë-
Sergej Llavrov, në lidhje me Projektin e ”Ballkanit të Hapur”, të cilin e pranoi si
iniciativë e Serbisë, ndërkohë që Dimitar Kovaçevski pa’hamendje deklaroi se nuk
do të ndryshojnë qëndrimin për të mbetur besnik i Serbisë në realizim të projektit
të këtillë me prapavijë të nostalgjisë jugosllave.

Në momentet që qytetarët ballafaqohen me shqetësimin e hapjes së bastoreve,
lojërave të fatit dhe kazinove pa asnjëlloj kriteri dhe standardi, Artan Grubi me
leje të tutorit të tij, lidhin pakte me oligarkët ruso-bullgar që të shkatërrojnë
buxhetet e familjeve tona, deri në masën e shitjes së pronave dhe tapive
stërgjyshore.

Në planin e varfërimit deri në masën e shkatërrimit të familjeve të vendit tonë,
janë të infiltruar në mënyrë të vetëdijshme edhe udhëheqësit e LSDM/BDI-së dhe
Qeverisë, të cilët lidhen me përfitime të përbashkëta me Radojçeviqin !
Qytetarët janë të ngopur me lojërat e të pushtetit aktual dhe kuptuan që qeveria
e krimit “Frontin Evropian” e përdor vetëm si term, për të ruajtur pozitat nga ku
zhvillojnë rrjetin e korrupsionin për pasurim personal dhe familjar.

Si Lëvizje BESA u bëjmë thirrje drejtuesve të LSDM-BDI-së, që hapur të
prononcohen nëse janë “pro” politikave demokratike të SHBA-së dhe Bashkimit
Evropian, apo do të vazhdojnë të përkrahin projekte që janë në funksion të
zgjerimit të Rusisë deri në viset e shteteve të Ballkanit.

Heshtja në këtë periudhë është pohim i lidhjes së tyre, përmes krimit dhe Serbisë
me planet ruse mbi vendet tona, e të cilat nuk njehin koncepte demokratike, por
zhvillim të diktaturës putiniane”, tha Limani.