Protestojnë pensionistët e Tetovës, kërkojnë rritje të pensioneve
Pensionistët e Pollogut sot kanë bllokuar disa rrugë në Tetovë në shenjë proteste.
Ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për rritje lineare të pensioneve. Thonë se do të protestojnë me shatorë para institucioneve , ndërsa kërkesat e tyre theksojnë se do të dorëzohen edhe në ambasadat e shteteve të BE-së.
“Asnjëherë nuk i kanë përmendur, ndërsa i kërkojnë votat tona, asnjëherë më, kur njëherë, le ta shohin ata se ne, qytetarët e këtij vendi, nuk jemi analfabetë, po na i merrni votat dhe pensionet nuk po i përmendni asnjëherë”, tha një protestues i revoltuar.
Ndryshe, së fundmi pensionistët kishin rritje të pensioneve mbi 5 për qind, thonë se kjo rritje është nënçmuese për ta pasi mesatarisht 600 denarë shtesë nuk ndihmojnë në përballje me inflacionin.