Opinion

Gjaku nuk bëhet ujë, unë jam nga Novi Pazari dhe kam gjak shqiptar!

Ahkruan: Amina Nuraj

“Unë, Amina Nuraj, që kam gjak të një kombi krenar, kombit më të mirë dhe më të bukur, kombit që kurrë e për asgjë në botë nuk do ta shisja. Unë, Amina Nuraj e lë amanet që kur të vdes, kudo qoftë dhe kurdo qoftë, trupin të ma sillni në Sanxhakun tim, në Pazarin tim, këtu ku e kam shpirtin, tokën dhe populin me rininë për të cilët luftoj, trupin të ma mbuloni me flamurin më të bukur në botë – Flamurin Shqiptar, kurse varrin të ma mbuloni me dhe-tokë Shqiptare (të Kosovës, Çamërisë, Malësisë, Sanxhakut, Lugines dhe Maqedonisë), që në amshim të jem me të pasi si fëmijë e asimiluar nuk mundëm të jemi bashkë, pasi dhunshëm kemi qënë të ndarë prej saj, e ndarë nga populli im, nga Atdheu im – Shqipëria (Kosovë, Çamëri, Malësi, Luginë dhe Maqedoni); së paku shpirti të më prehet i qetë mbuluar me qefinin e bardhë dhe Flamurin Kuq e Zi Shqiptar, kurse varri mbuluar me dheun nga të gjitha trojet etnike shqiptare! “