Kosovë

Osmani arrin në Zagreb, do të takohet edhe me shqiptarët e Kroacisë: Një nga aleatët më të vendosur të vendit tonë

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e ka nisur vizitën e saj në Kroaci, të cilën e kishte paralajmëruar sot gjatë ditës.

Ajo, me anë të një shkrimi në X, është shprehur e lumtur.

“I lumtur që filloj vizitën time zyrtare në Republikën e Kroacisë, një nga aleatët më të vendosur të vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Në kuadër të kësaj, Osmani do të ketë vizitë edhe në Rijekë, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë./Klankosova.tv