Sulmet izraelite në Gaza: Shkon në mbi 430 numri i të vdekurve, përfshirë 91 fëmijë
Po ashtu, që nga 7 tetori, gjithsej 15 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë
Numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës ka shkuar në 436, duke përfshirë 91 fëmijë, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, në një njoftim ka informuar rreth viktimave dhe të palgosurve në rajon.
Në njoftim u bë e ditur se në tri ditët e fundit në sulmet izraelite në Gaza kanë humbur jetën gjithsej 436 persona, prej të cilëve 91 fëmijë dhe 61 gra, kurse janë plagosur 2.271 persona, prej të cilëve 224 fëmijë dhe 151 gra.
Ndërkohë, në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, që nga 7 tetori, gjithsej 15 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në qytetet Kuds, El-Halil, Ramallah, Eriha, Nablus dhe Qalqilya në Bregun Perëndimor të pushtuar.