Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve, shfrytëzojeni se së shpejti mund të ketë shtrenjtime

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,97% në raport me vendimin e datës 6.10.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 5,504 %, te nafta për 6,376 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje 6,742 % dhe te mazuti ulja është 2,465 % .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,024%

Nga data 10.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 83,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 45,087 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 3,00 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,886 den/kg dhe tani do të jetë 45,087 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 10.10.2023.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Ky lirim nga ekspertet vlerësohet afatshkurtër për shkak të frikës se kriza në Izrael dhe Palestinë mund të sjellë rritje të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.