Kurr nuk e kam besuar se disa individë do të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Kurr nuk e kam besuar se do e shoh me sytë e mi që disa individë dhe jo pak do të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve dhe invalidve të luftës. Tani më e pash dhe po e shoh me këta dy sytë e mi se partitë shqiptare asnjëherë nuk e kishin pasur në zemër patrotizmin “ patriotizmi i tyre kishte qenë vetëm në maje të gjuhë sa për të ardhur në pozita të pushtetit për të vjedhur dhe për tu pasuruar për vete dhe familjet e tyre.
E filluam me formimin e partisë së parë, të dytës, të tretës dhe shumë të tjera dhe asgjë nuk përfituan shqiptarët nga premtimet e disa hajnave që sa mundën vjedhën sa që as vet nuk e dijnë.Erdhi viti 2001 viti i krenarisë kur u formua UÇK- ja një formacion ushtara me bijat dhe bijtë më të dashur të luftojnë për të përmisuar gabimet e të mëparshmive, por tani pas 20 vitesh për fat të keq u bë shumë pak për shqiptarët. I lanë në gjysmë premtimet e dhënuna qe 20 vite dhe të drejtat e shqiptarëve, lufta e luftarëve të vërtetë të UÇK-së.
U shkelë gjaku i të plagosurve, invalidve të luftës dhe dëshmorëve të kombit. E vetmja gjë u fitua është se u pasuruan didsa hajdutë të cilët nuk e përkrahën luftën. I shajtënë bijat dhe vijtë më të dashur që luftuan etj. Sot këto hajna punojnë edhe me djallin dhe bëjnë gara kush më tepër të bëjnë pasuri nëpërmjet tenderave dhe mënyrave tjera që i shfrytëzojnë nëpërmjet posteve që kanë marrë në pushtet me votën e shqiptarëve. Për pak sa nuk e harrova të përmendi se mu nga këta “patriota”, nga këta hajdutë, maskarenjë po na largohet rinia, po na zbrazën fshatrat dhe qytetet.
Ajo që të dhemb shpirti nga “të mirat” që ia sollën shqiptarëve është varfëria dhe detyrim që shpresa u mbeti në qepallat e syve duke ikur nëpër shumë vende të botë për një jetë më të mirë. Mos të harrojë sa nga kjo rini kemi të larguar edhe shumë ushtarë të UÇK-së dhe shumë bija dhe bij të të dëshmorëve.
Në fund çfarë të themë, motra dhe vëllezër shqiptarë. Zoti i bëftë pluhur e hi këta matrapazë që shkelën në ndjenjat e shqiptarëve e sidomos të atyre që u futën nëpër beteja dhe luftuan trimrisht, disa ia falën gjymtyrët ia disa falën edhe jetën atdheut për tu pasuruar hajnat e pas luftës.