Maqedoni

Politikani maqedonas: Në Kosovë kishim akt terrorist, frikësohem se qëllimi ishte të përhapet edhe në Maqedoni

Ivon Veliçkovski, kryetari i Lëvizjes për Republikën e Re, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur mbi atë që ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar, tha se ajo që ka ndodhur është si pasojë e procesit të pajtimit që është zbatuar pjesërisht edhe nga bashkësia ndërkombëtare me Vuçiqin dhe se ajo një pasojë e pritur nga presioni disproporcional që është bërë mbi Kosovën dhe kryeministrin Kurti, karshi një politike më toleruese ndaj Vuçiq dhe politikat e tij.

“Është e dukshme se Vuçiq duhet të jep përgjigje në dy pyetje. A e ka kontrolluar dhe nëse jo kush e ka kontrolluar atë ngjarje”, ka thënë Veliçkovski.

Ai tha se ajo që është me rëndësi është se ne kishim akt terrorist në rajon në Kosovë më konkretisht me pasoja për paqen në rajon dhe këtë e tha edhe ambasadori amerikan në Prishtinë.

“Mendoj se mesazhet janë shumë të qarta me kërkesën që të tërhiqen ushtria serbe nga kufijtë, që ishte sipas vlerësimeve të tyre më i madh edhe me numër dhe me armë, kjo do të thotë se kishim jo ngjarje, nuk do ta hesht për shkak se ishte rrezik për gjithë rajonin dhe akt terrorist dhe frikësohem se qëllimi ishte që të derdhet edhe në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Veliçkovski.