Kosovë

Polica e Kosovës vazhdon operacionin në Banjskë, situata e qetë

Dhjetë ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës u hap për qarkullim pika kufitare në Bërnjak. ndërsa pika kufitare në Jarinjë vazhdon te jetë e mbyllur. Ndërkohë situata në Bansjkë është e qetë.

Gjatë qëndrimit në Basnjkë, ekipi i RTV21 hasi në qytetarë që janë optimist për kthim në normalitet. Radoslav Markoviq ishte njëri nga ta i cili na rrëfeu pak edhe për ditën e sulmit.“Ka pasur të shtëna nuk është krejt njësoj kur të dëgjosh të shtëna. Nuk është ushtria jonë është e huaj nuk është me rëndësi kush gjendjet në të, çfarë nacionaliteti. Marrë në përgjithësi unë jam optimist dhe shpresoj se e gjithë kjo do të qetësohet dhe të jetojmë normalisht sikur e gjithë bota”, tha Radoslav Markoviq.Një qytetar tjetër i cili po shijonte kafenë, pohon se nuk është e lehtë të jetosh në praninë e të uniformave.“Ndihem normalisht, si të them kur të shohësh uniforma normalisht nuk është aq lehtë pa marrë parasysh kush është, Nuk është lehtë ç’të bësh. Kur të vijnë me armë mjafton”.

Në Banjksë po vazhdon operacioni Policisë së Kosovës për kontrollimin e terrenit.Pranë manastirit po qëndron një autoblindë e Policisë së Kosovës teksa vërehet prani e shtuar KFOR-it.Për vizitë erdhi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla por nuk deshi të prononcohej për media.Pas një vëzhgimi në fshat për RTV21 ministri Svecla vlerësoi pozitivisht situatën.Përreth manastirit vërehen gjurmët e sulmit të 24 shtatorit derisa në vendin ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, vazhdojnë të qëndrojnë kamionët qw kishin bllokuar rrugën në ditën e sulmit terrorist.