Maqedoni

Vazhdojnë protestat para Qeverisë për skandalin në Klinikën e Onkologjisë

Sot para Qeverisë sërish do të mbahen protesta për skandalin në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Protestat organizohen nga platforma “Përgjegjësi”, e cila është formuar nga disa qytetarë të cilët kanë histori personale lidhur me Klinikën e Onkologjisë.

Prej atje thonë se protestat i organizojnë pasi nuk kanë aspak besim në institucionet e vendit.

Prej atje thonë se protestat i organizojnë pasi nuk kanë aspak besim në institucionet e vendit.

“Platforma “Përgjegjësi” nga kjo protestë do të nisë edhe me leximin e rrëfimeve të qytetarëve-pacientëve që u përballën me trajtim çnjerëzor në Shëndetësi. Për momentin, theksin do ta vëmë te shëndeti, por në të ardhmen edhe çdo padrejtësi që vjen nga përditshmëria. Natyrisht, nuk do të përgjithësojmë, nuk do të dënojmë, sepse do të ndajmë histori pozitive dhe përvoja pozitive nga Shëndetësia, për të mbrojtur personelin mjekësor që sakrifikon dhe kryen punën e tyre. Le të bëhen këto protesta një simbol i kritikës publike ndaj padrejtësisë”.

Protesta fillon në ora 18:00 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.