Mickoski: Braktisim Parlamentin nëse Ligji për amnisti propozohet me flamur evropian!
VMRO-DPMNE-ja do ta braktis Parlamentin nëse Ligji për amnisti propozohet me Flamur evropian – paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë fjalimit të tij në Konferencën e dytë vjetore të Unionit të Veteranëve, njofton KlanM.
Duke kritikuar këtë ligj, Mickoski tha se me të lirohen kriminelët që t`i ndihmojnë LSDM-së në garën zgjedhore.
“Fillimisht miratuan me procedurë të shkurtër, duke keqpërdorur flamurin evropian, Ligjin për ndryshime të Kodit Penal, me të cilët mundojnë se mbrohen nga rënia nga pushteti, kurse tani para zgjedhjeve bëjnë skenare për të liruar kriminelët që t`u ndihmojnë në fushatën zgjedhore”, tha Hristijan Mickoski.
Mickoski, sic njofton KlanM, ftoi faktorin ndërkombëtar që të mos merret vetëm me ndryshimet kushtetuese, por edhe me cështje tjera, sic tha, që rrënojnë vendin.
“Mesazh për bashkësinë ndërkombëtare që më aktivisht të merret me punën e Qeverisë. Ky shtet nuk ekziston vetëm për cështjet e ndryshimeve kushtetuese, derisa million tema tjera të rëndësishme për popullin kalojnë pa presione dhe komente nga ana e tyre. Kjo duhet të ndryshohet. Duhet të mbrohen parimet e së drejtës dhe shtetit juridik, për shkak se nëse kjo nuk ndodh, atëherë mund të konstatoj se ne nuk kemi shtet”, tha Hristijan Mickoski.
Kreu I VMRO-DPMNE-së kishte një mesazh tjetër për bashkësinë ndërkombëtare, duke u bërë thirrje që të mos bëhen peng të interesave ruse për të realizuar kërkesat e Bullgarisë që të asimilojnë Maqedonasit.
Mickoski, sic njofton KlanM, edhe në këtë tubim partiak riafirmoi qëndrimin se VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështes ndryshimet kushtetuese, sic tha, sipas diktatit bullgar./KlanMacedonia