Maqedoni

Në tetor Bujar Osmani duhet të dalë para gjykatës për keqpërdorim të detyrës

Në muajin tetor, Bujar Osmani do të duhet të paraqitet para organeve të ndjekjes penale lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhu me një marrëveshje të arritur për kartelat dixhitale, ndërsa i referohet kohës që ai ishte ministër i shëndetësisë. Këtë e bëri të ditur Komisioni për parandalimin e korrupsionit, duke sqaruar se me këtë lëndë tani do të merren institucionet kompetente. Komisioni sqaroi se denoncimi është bërë nga një parashtrues i panjohur.

“ Lënda numër 12 470, nga ana e një parashtruesi të panjohur, kundër Bujar Osmanit, ish ministër I shëndetësisë, akuzat kanë të bëjnë me dyshimet lidhur me marrëveshjen e arritur lidhur me dhënien e kartelave shëndetësore dixhitale. Gjykata njofton se seanca e ardhshme tashmë është caktuar për në tetor të 2023-tës, pra procedura po vijon ende, ndërsa prokuroria shtetërore poashtu njofton se ka vepruar dhe poashtu njofton se procedura është në prokurorinë themelore publike, dhe se është caktuar seanca gjyqësore për në tetor”, anëtar i Komisionit Antikorrupsion.

Në denoncimin e dorëzuar tek komisioni, theksohet se ish ministri kishte lidhur marrëveshje me një kompani që e kishte fituar tenderin, ndërsa punët i ka kryer përmes një kompanie tjetër.

“ Në denoncim, parashtruesi thekson se ish ministri i shëndetësisë, lëndën marrëveshje për prokurim për integrim të sistemit informatik shëndetësor që nga ana e ministrisë së shëndetësisë është anuluar me deklaratë për prishje të marrëveshjes. Në denoncim theksohet se ish ministri ka lidhur marrëveshje me një kompani që kishte fituar tenderin, ndërsa puna është kryer përmes një kompanie tjetër ….“, anëtar i Komisionit Antikorrupsion.

Pyetëm ish ministrin Osmani nëse e ka pranuar thirrjen nga gjykata dhe si e vlerëson këtë proces po nuk morëm përgjigje. /Alsat.mk