Ndalohen nëntë shtetas të Turqisë në Aeroportin e Shkupit, dyshohen për falsifikim të dokumenteve
MPB njofton se dje ka ndaluar nëntë shtetas të Turqisë për shkak të dyshimit se kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit.
Me datë 28.09.2023, në ora 20:00 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, zyrtarët policorë kanë privuar nga shtetasit E.T.(42), O.E.(33), A.J.(29), K.A.(29), E.S.(27), M.E.A. (30), H.T. (28), M.Z. (21) dhe V.S. (25), të gjithë nga Republika e Turqisë, pasi gjatë kontrollit kufitar iu gjetën viza britanike dhe leje qëndrimi britanike, për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara.
Ata i janë dorëzuar punonjësve policorë nga Sektori për krim ndërkufitar dhe imigrim në Shkup për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.