“Allahu e deshti më shumë se ne”: Ky është Shqiproni që humbi jetën tragjikisht në territorin e Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, familjarët e të ndjerit kanë dhënë lajmin e dhimbshëm ku kanë njoftuar për vdekjen e Shqipron Muçiqit.
Familja Muçiqi deklaron se i riu humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta.
Njoftimi i familjes:
Sot me zemer te thyer ju njoftoj se Shqiproni Jonë nuk është më ne mesin tone, at e deshti Allahu me shumë se na.
Familjar dhe miq ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muciqi humbi jeten tragjikisht ne rrethana ende te pa qarta ne kufin e Kroacis .
Per detaje e vorrimit do ju lajmeroj me kohe.
/GazetaSinjali/