Deputeti i pushtetit në Maqedoni “vajton” terroristët serbë të vrarë në Banjskë! (Foto)
Shkup, 26 shtator – Deputeti i shumicës parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Mirosllav Jovanoviq, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ka “qarë dhe vajtuar” terroristët e vrarë në veri të Kosovës, të cilët sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku.
Deputeti në fjalë është pjesë e koalicionit qeveritar. Për këtë arsye nga Fronti Opozitar Shqiptar kanë pyetur partitë shqipytare në pushtet, BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët se “me kë janë rreshtuar Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela, të cilët bashkëqeverisin me persona si Mirosllav Jovanoviqi?”.