Policia po i gjuan si “miza”, shkon në tre numri i sulmuesve të vrarë në veri
Ka shkuar në tre numri i sulmuesve të vrarë në Basnjkë të Zveçanit.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se edhe trupi i tretë është gjetur.
Deri më tani, policia ka konfirmuar vetëm një vrasje.
Kujtojmë se në orët e hershme të mëngjesit, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
“Policia po i gjuan si miza”, kanë komentuar shumë shqiptarë në rrjetet sociale, duke e pritur me gëzim këtë informacion.