Kosovë

Burime nga struktura të sigurisë: Sulmi në Veri u krye nga njësi të specializuara të Serbisë

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vdekur në Veri të vendit dhe një tjetër është plagosur. Sipas burimeve të Gazetës Express nga brenda strukturave të sigurisë, sulmi është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Ky grup i armatosur i njësive të specializuara të Serbisë ka ndërhyrë drejtpërdrejt në veri dhe ka organizuar pritën e armatosur duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër.

Krerët e shtetit të Kosovës kanë dënuar ashpër një incident të tillë tragjik. Reagime kanë ardhur edhe nga ambasadat e huaja të cilat kërkojnë që autorët e rastit të sillen para drejtësisë. Reagime të shumta po vijnë edhe nga figura të tjera politike ndërkombëtare.

Ndërkohë që është duke u mbajtur edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka nisur në orën 10:00./Express/