Kosovë

Sulmuesit në veri dyshohet se janë fshehur brenda Manastirit të Banjskës

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Grupi që ka sulmuar të dielën Policinë e Kosovës, me ç’rast vdiq një zyrtar policor dhe një tjetër mbeti i plagosur, dyshohet se është fshehur brenda Manastirit të Banjskës, ka mësuar KOHA.

Sulmet e tyre ndaj policisë me arsenal armësh, sipas autoriteteve, kanë vazhduar deri për disa orë.

Situata aktualisht në këtë fshat është e qetë dhe është vërejtur një numër i madh I Policisë. Teksa, në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe forca të EULEX-it dhe KFOR-it.