“Ishte luftë e vërtetë”, bllokohet rruga drejt Banjskës nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës
Një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë të dielën në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, dy të tjerë janë plagosur.
Rruga drejt Banjaskës është bllokuar, ndërkohë banorët kanë thënë se ka qenë një “luftë e vërtetë e vogël”, ka raportuar kossev, transmeton Express.
Sipas këtij mediumi, më pas, në rrugën Sharen Kamen për Banjskë, e cila është njëra nga rrugët që vazhdon nga drejtimi i fshatrave përreth Zveçanit, më tutje drejt Banjskës, janë vendosur më shumë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Dy xhipa më të mëdhenj dhe të paktën një numër i policisë ishin vendosur.
Ata nuk lejojnë kalimin nga ky drejtim i fshatit Zhitkovac në drejtim të Banjskës.
Sipas raportimeve tani situata është e qetë.