Maqedoni

Hajredini: Kovaçevski dhe Ali Ahmeti që ta shpëtojnë veten, ishin të detyruar të kërkojnë ndihmë nga Nikolla Gruevski

Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini, i cili është edhe një analist politik, thotë se pasi e sollën shtetin në gjendje katastrofike me krim dhe korrupsion, Kovaçevski dhe Ali Ahmeti, pas çdo gjëje shihet se shpëtojnë edhe veten, janë të detyruar të kërkojnë ndihmë edhe nga Nikolla Gruevski”.

“Bashkimi Evropian nuk është gati të pres anëtarët e ri, as institucionet, as politikanët, është konstatuar në dokumentet të grupit punues së BE. Nëse Kovaçevski dhe Gruevski dhe më tej, si më parë dhe tani haptazi nuk i respektojnë propozimet dhe vërejtjet e përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së, është në interes të qytetarëve dhe të shtetit që vetë të tërhiqen nga funksionet”, shton Hajredini.

Sipas tij euro ambasadori Geer pret nga ne që të na vij keq, vetë sepse ai është i shqetësuar për situatën me krimin, korrupsionit dhe qeverisjen për të drejtësinë në vend.

“Për qytetarët, është e habitshme ajo se ambasadori nuk është i shqetësuar, përse Qeveria nuk ja respekton atë dhe shqetësimin për Komisioni Evropian, kur e keqpërdorën flamurin evropian për miratimin e ligjeve për amnistinë e kriminelëve dhe bërjen e marrëveshjeve korruptive me kompanitë private”, tha Hajredini.