Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim, se me Driton s’pe do
Ish ushtari i UÇK-së, Driton Iseni ka vite që punon në punë shteti dhe nuk është avansuar.
Për çudi me 16 vite përvojë pune dhe fakultet të kryer, akoma është në pozitën e ulët të një nëpunësi. Ai ka reaguar për fatin e tij dhe të shumë admistratorëve që për vite me radhë, në kundërshtim me ligjin, njihen me nofkën si ” pomllad sorabotnik” .
“A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim, se në Driton për 15 s’pe do” ka shkruar ai. (INA)