Spitali i Kumanovës me drejtoreshë të re
Biljana Ivanovska është drejtoreshë e re e Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, ndërsa e merr detyrën nga dr. Snezhana Zaharieva të cilës i ka skaduar mandati. Ivanovska është magjistre, e punësuar në institucion shëndetësor si psikologe në repartin psikiatrik. Ajo është anëtare e Odës së psikologëve dhe është psikologe e licencuar.
Ivanovska theksoi se do të angazhohet për kujdes adekuat dhe cilësor shëndetësor për pacientët nga Kumanova dhe komunat nga verilindja, për furnizimin e pajisjeve të reja, investimin në mjekë dhe kuadro tjetër në edukimin e tyre të mëtutjeshëm.
“Jam e hapur për bashkëpunim me pacientët, për vërejtjet e eventuale, kritikat dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e funksionimit të institucionit”, deklaroi Ivanovska.
Spitali i Kumanovës është ndër më të mëdhenjtë në vend me më shumë se 700 të punësuar dhe ofron kujdes shëndetësor për pacientët nga pjesa verilindore e vendit me rreth 180.000 banorë.