Java e fundit: Renova në Gostivar, Shkëndija në Tetovë
Pasi që gara për mbijetesë dhe për balotazh është gati e njohur, Renova në kuadër të javës së fundit të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, do të përballet me Rabotniçkin në Gostivar.
Kjo është pjesë e marrëveshjes, pasi që dy javë më parë, Shkëndija zhvilloi përballjen e saj kampionale në Gostivar, ndërsa Renova ishte nikoqir në Tetovë.
E tani do të jetë e kundërta, pasi që Shkëndija do të jetë në përparësi. “Kuqezinjët” do të zhvillojnë përballjen në Tetovë, pasi që do të kurorëzohet me trofeun e kampionit në Ligën e Parë Futbollsitike.