Kolumna

Lamartini për Skënderbeun

Shkruan:DAIM ILAZI

Alfons de Lamartine (1790-1869 Paris) ishte poet i shquar, deputet, diplomat,Ministër i punëve të jashtme, anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës. Ka shkruar dhjetra e dhjetra vepra në poezi e prozë që shquhen për veçoritë e tyre.
Lamartini ishte një personalitet politik që mori pjesë në Revolucionin e shkurtit 1848 dhe shpalli Republikën e dytë. Ai është një nga figurat e shkëlqyera të romantizmit në Francë. Ishte intelektual me shpirt të trazuar e njeri që shumë udhëtonte.
Ai udhëton në Itali, Spanjë, në Orient, ku viziton Greqinë, Libanin dhe vendet e lindjes së afërm.
Ai shkroi shume libra me poezi meditative, prozë,libra historik dhe drama të ndyshme.
Në librin: “Udhëtim në Orient 1832-1833”, Paris dhe veprën madhore “Histori e Turqisë”, Paris 1855, ai përshkruan në mënyrë maestrale dhe ngre lart figurën e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Për Skënderbeun thekson: “Natyra i kish dhuruar në të njëjtën kohë trupin dhe shpirtin e një heroi. Bukuria e nënës së tij, që ish me nam në Shqipëri kish shkuar tek i biri. Truphedhur, i ngjeshur, ai ishte njëkohësisht dhe bir i racës.
Në sytë e tij dukej shkathtësia dhe zhdërvjelltësia e një njeriu të ashpër. Ai e përdorte kalin, shpatën, ushtën me aq elegancë dhe fuqi sa ish bërë i famshëm për këtë në tërë Turqinë.
I vetmi njeri që mund t’i bënte ballë dhe që i bëri ballë Anadollit kur po kërcënonte gjithë Europën ishte Skënderbeu.
Vetëm një njeri protestonte kundër fitoreve të otomanëve, dhe ky njeri ishte një udhëheqës malësorësh i panjohur gjer atëherë nga bota: ky ishte Skënderbeu. Për turqit, vazhdon Lamartini,Skënderbeu ishte i padukshëm dhe i pathyeshëm, emri i tij u kish kallur tmerrin mu në palcë.”
“…Dhe për t’ju përgjigjur atyre që e quanin Skënderbeun hajdut, kaçak, Lamartini shton në fund: “Ata hajdutë ishin heronj dhe betejat e tyre i këndonte muza popullore, ato këngë humbasin në errësirën e legjendave.
Ai ishte i preokupuar të konsolidonte atdheun e vet, në pllajën e Ilirisë,
Përveç interesimit që pati për Skënderbeun dhe shqiptarë të tjerë të ia vlen të përmendet se Alfons de Lamartin pati një korrespondencë edhe miqësi me Jeronim de Radën. Kjo mund të ilustrohet edhe nga letra që i shkruan De Radës për disa poezi që ja kishte dërguar:
,,Jam i lumtur për këtë gjest vëllazërie poetike mes jush dhe meje. Poezia ka ardhur nga brigjet e huaja dhe duhet të kthehet aty. Nuk kam pasur meritë tjetër veç asaj që e kam parandjerë për lirinë dhe për ringjalljen e Shqipërisë. Ju po ma shpërbleni si tepër. Më vjen shumë keq që nuk pata mundësi t’ju takoj, dhe ju lutem të pranoni falënderimin dhe përgëzimet e mia.,,