Tentim për vrasje, kallëzim penal për haraçinasin
Dje zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.A. (33) nga Haraçina për shkak të dyshimit të bazuar se më datë 11.09.2023 rreth orës 02:00 në Shkup, ka sulmuar me objekt të mprehtë V.S. (30) dhe M.N. (38) nga Shkupi duke i shkaktuar lëndime.
Sot (16.09.2023) është dorëzuar kallëzim penal deri në Prokurorinë Themelore Publike pas procedurës së përshpejtuar kundër F.A. për krim të kryer
“vrasje në tentativë”, sipas nenit 123 dhe19 si dhe “dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal, ndërsa gjatë ditës do të paraqitet para gjyqtarit për procedim paraprak.