Eurodeputeti gjerman me porosi të ashpër Borellit: “Lej anash paragjykimet spanjolle anti kosovare”
Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer, ka reaguar pasi profesori kosovar Gëzim Visoka ka ilustruar me ngjyra propozimet e sekuencimit nga Serbia, BE-ja dhe Kosova.
Butikofer e ka ftuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së që t’ia hedh një shikim ilustrimit me ngjyra, ndërkohë ka pasur dhe një pyetje për kryediplomatin e BE-së për atë se cilat janë idetë e tija për të lëvizur përpara.
“Hidhja një shikim Josep Borell. Cilat janë idetë tuaja rreth lëvizjes përpara?”, ka pyetur Butikofer.
https://x.com/gezimvisoka/status/1702677609832673551?s=46&t=IAJNb5QO14_Bl17-P-pGqg
Butikofer më herët kishte shkruar edhe se politika e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë është e njëanshme në favor të Beogradit zyrtar, dhe sipas tij janë vendosur standarde të dyfishte duke injoruar në masë të madhe se Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane një matës për politikën e tyre.
Ai i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, që “të lë prapa paragjykimet spanjolle anti-kosovare” dhe të mësojë nga Stolteenberg, për të rifilluar menjëherë dialogun me Kosovën.
Butikofer po ashtu ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të fillojë që t’i thotë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të vendosë për rrugën që duhet të ndjek mes asaj të Brukselit dhe Moskës.
Ai ka deklaruar se BE-ja nuk duhet të tolerojë më sjellje të tilla të Vuçiqit.
“BE-ja duhet të fillojë t’i thotë Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë se të mos vendosësh mes orientimit të Moskës dhe orientimit të Brukselit nuk është më e tolerueshme. Nëse ai dëshiron të luajë një rol si njeriu i Putinit në Ballkanin Perëndimor dhe të ndjekë një agjendë më të madhe të Serbisë, ai mund të përpiqet ta bëjë këtë”, ka thënë Butikofer.