Maqedoni

Dy fëmijë nga Shkupi u zhdukën nga shtëpia në ora 4 të mëngjesit, policia i gjeti pas 10 orëve kërkim

Sot (16 shtator) në ora 14:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë gjetur dy të mitur të cilët rreth orës 04:00 të mëngjesit nga ana e nënës së tyre M.M. u raportuan se janë larguar nga shtëpia, shkruan Lideri.mk.

“Dy të miturit edhe më parë ishin larguar disa herë më parë nga shtëpia dhe ishin kthyer nga policia. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë marrë masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe të miturit janë gjetur dhe do t’u kthehen prindërve”, njoftoi MPB./Lideri