Maqedoni

Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA

Fronti opozitar shqiptar ka akuzuar BDI-në dhe zv kryeministrin Artan Grubi se po përvetësojnë projketin strategjik të ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10. Sipas opozitës shqiptare Artan Grubi keqpërdor prezencën Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, për të mbuluar skandalet me donatorë partiak të BDI-së, të cilët njëherit do të jenë edhe ndërtuesit e autosdradës së korridorit 8.

“Sikur të mos mjaftojë fakti që Artan Grubi keqpërdor rolin e tij për të peronalizuar suksesin, sikur të mos mjaftojë fakti që në mes të projektit vlon konflikti i interesit, duke qenë se kompanitë EUROVIA dhe AK INVEST janë donatorët më të mëdhenjë të BDI-së, ai madje keqpërdor prezencën e Ambasadores për të mbuluar skandalet e tilla korruptive. Populli pret përgjigje për të tilla zhvillime. A i tregoi Artan Grubi Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, se e keqpërdor prezencën e saj për të mbuluar skandale të reja me donatorë partiak të BDI-së? Sa milionë euro do të derdhen në llogaritë e ‘’Eurovia’’ dhe ‘’Ak Invest’’? Sa nga ato mjete do të derdhen në llogarinë e BDI-së e sa në xhepin e disa klientelistëve të instaluar përreth Ali Ahmetit? A ka gjetur mënyrë Artan Grubi që të fitojë provizion edhe kur do të jetë në opozitë? Pse Artan Grubi përgjegjësinë për mëkatet e tij personale ia hedh kompanisë Amerikano-Turke, ‘’Bechtel dhe Enka’’?” – deklaroi mes tjerash Fadil Zendeli. /KlanMacedonia/