September 28, 2024
Maqedoni

Reagimi/ U dëshmua pas 6 vitesh, u dhanë 3 milionë euro – ja kush e inskenoi konfliktin në Kumanovë

Kur kanë kaluar 6 vite që nga luftimet në “në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant “Malisheva”, ka thënë se nisma e gjithë zanafillës ka nisur në Dukagjin.

Komandant “Malisheva” i cili është i dënuar më burg të përjetshëm, ka deklaruar se në rastin “Kumanova”, janë të përfshirë edhe struktura të Policisë se Kosovës.

“Do të merren organet kompetente dhe do të merret drejtësia që e kanë nxit Mirsad Ndrecaj e Beg Rizajn. Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj janë tradhtuar dhe na bashkë me ta jemi të tradhtuar. Do të zbardhet rasti me qeverinë Kurti dhe do të dalë e vërteta në shesh. Shteti i Kosovës duhet me ju bo presion partive shqiptare në Maqedoni dhe të nxjerret e vërteta. Pika një me u marrë veç me deklaratat e tyre mund të zbardhet e vërteta. Te Qeveria Kurti e kemi shpresën e fundit”, është shprehur Muhamet Krasniqi.

E pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe analisti politik Nexhat Haziri.

“Nuk u dhan kot plot 3 milion euro për t’u inskenuar kjo “betejë”, e cila ishte paraparë që t’i sherbente regjimit të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, “Putinit të vogël “ për ta nxjerrë atë si shpëtimtarin e maqedonasëve nga “armiku shqiptar” në Maqedoninë e Veriut, në kohën kur regjimi i tij ishte në ditët më të kqija nga skandalet korruptive te qeverisjes autoritare”, ka shkruar Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Më në fund !

Pas gjashtë viteve u dëshmua edhe nga vet akterët e të ashtuquajturës “Beteja e Kumanovës”, ajo që unë kisha thënë, shkruar se kjo betejë nuk ka kurfarë lavdie kombëtare, thjeshtë ishte inskenim i Shkupit zyrtar me ndihmën e politikanëve shqiptar nga Kosova, dhe të atyre nga Maqedonia.

Nuk u dhan kot plot 3 milion euro për t’u inskenuar kjo “betejë”, e cila ishte paraparë që t’i sherbente regjimit të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, “Putinit të vogël “ për ta nxjerrë atë si shpëtimtarin e maqedonasëve nga “armiku shqiptar” në Maqedoninë e Veriut, në kohën kur regjimi i tij ishte në ditët më të kqija nga skandalet korruptive te qeverisjes autoritare. Bota Sot