Maqedoni

Arrestohet me emigrantë 24 vjeçari nga Studeniçani, deshi të ikë, goditi veturën e policisë

Me datë 12.09.2023 rreth orës 15.10 në magjistralen Veles-Shkup, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Mihajllovë në Qendrën regjionale për çështje kufitare Jug dhe policë nga policia e Velesit kanë arrestuar S.E.(24) nga fshati Studeniçan, Shkup, për veprën penale kontrabandim me migrantë. Ai me veturën “Mazda” me targa të Shkupit, nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga zyrtarët policorë, pas së cilës automjeti është përplasur me veturën zyrtare të policisë, me çrast janë lënduar dy policë dhe vetë 24 vjeçari S.E.

Më parë, S.E. në afërsi të stacionit të pagesës Demir Kapi është ndalur dhe nga vetura kanë zbritur tetë emigrantë nga Siria, kurse ka goditur edhe traun e pikëpagesës në Otovicë. S.E. është ndaluar dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës, ndërsa migrantët janë transferuar në qendrën pranuese-transitore Vinojug.