Tjera dyshime ndaj Ramiz Merkos, ka verifikuar dokument të falsifikuar
Komisioni Shtetëror për Paradalimin e Korrupsionit (KSHPK) për rastin për tjetërsimin e 143 m2 pronë shtetërore në qendër të Strugës në seancën e sotme mori vendim për ngritje të nismës për procedurë penale kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, të punësuar në komunë, shoqëri gjeodezike, persona profesionistë, si dhe të rihetohet puna e gjykatësve nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative, njofton AMI.
“Hapen dyshime serioze për shfrytëzimi, ryshfet, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim tek personi zyrtar Ramiz Merko, tek kryetari i Komisionit, bashkëshortja e tij, persona gjeodetë, profesionistë, gjykatës dhe persona profesionistë nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative dhe e ashtuquajtura të ngrihet nismë për përndjekje penale, ndërsa parashtruesit do t’i japim propozim konformon nenit 66 nga ligji jonë që të kërkojë zhvlerësim të dokumentit të lëshuar nga kadastra”, theksoi kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska.
Duke e elaboruar procedurën Ivanovska tha se bëhet fjalë për truall në qendër të Strugës, e cila është tjetërsuar në Ineks Drim SHA Strugë, e ndërlidhur me një subjekt nga Austria, i cili pun9on në fushën e lojërave të fatit dhe bastoreve. Me këtë, siç shtoi ajo, para KSHPK hapen edhe dyshime për pastrim parash dhe mitmarrje për shkak të përfitimit të dobisë përmes tjetërsimit të tokës edhe atë në qendër të zonës qytetare të Strugës.
Siç tha ajo, me qëllim që të regjistrohet ky ilgalitet, kryetari Ramiz Merko ka verifikuar dokument të falsifikuar, në të cilin është evidentuar kalimi në anën jugore
Kryetarja e KSHPK-së poashtu tha se me rastin është konstatuar konflikt interesi për një person të punësuar në komunë, i cili ka qenë kryetar i Komisionit për tjetërsimin e tokave dhe i cili duke vepruar në rastin për Ineks Dram SHA Strugë për tjetërsim të tokës ndërtimore me marrëveshje të drejtpërdrejtë në cilësinë e kryetarit, pranoi një raport gjeodezik nga një firmë gjeodezike ku punonte dhe punon gruaja e tij. Në të njëjtën kohë, ai bëri të mundur që firma gjeodete të përfitonte nga pasuria dhe në këtë mënyrë të përfitonte edhe bashkëshortja e tij.
Kërkuesi është një person, pronar i një shtëpie, 10 m2 tokë e së cilës është e regjistruar si rrugë. Në keto 143 m2 perfshihet edhe rruga.