Kovaçevski: Para nesh është harmonizimi i qëndrimit të partive politike për ndryshimet kushtetuese
“Ajo që është para nesh është harmonizimi i qëndrimeve të partive politike, sepse para nesh kemi një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, që është vazhdimi i integrimeve evropiane të shtetit”, deklaroi sot nga Gjevgjelia kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, duke ju përgjigjur pyetjes nëse është e mundur një marrëveshje me opozitën VMRO-DPMNE për ndryshimet kushtetuese.
Kovaçevski vuri në dukje se votimi në Kuvendin e Maqedonisë do të thotë votim për sigurimin e së ardhmes evropiane të vendit dhe vazhdimin e procesit të integrimeve evropiane, që varet nga ne.