Rajon - Botë

Marok, numri i viktimave të termetit rritet në 1.037

Numri i viktimave të termetit në Marok, sipas të dhenave të fundit zyrtare, është rritur në 1.037.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Marokut njoftoi se tërmeti me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter që goditi qytetin e Marakeshit ishte tërmeti më i fuqishëm në vend në 100 vitet e fundit, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi agjencia marokene e lajmeve MNA, epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Al Haouz, 80 kilometra në jugperëndim të Marakeshit dhe u ndje në një zonë prej 400 kilometrash.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës bëri të ditur se kanë regjistruar një tërmet të kësaj fuqie për herë të parë në 100 vitet e fundit, duke theksuar se ky është tërmeti më i fuqishëm në shekullin e kaluar.

Më tej thuhet se qindra pasgoditje u regjistruan, më e forta prej të cilave ishte me magnitudë 6 ballë, por shumica e tërmeteve nuk u ndjenë shumë. Ministria e Brendshme e Marokut njoftoi se numri i viktimave nga tërmeti është rritur në 632.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë rrënojat për të mbijetuar. Qytetet ku u regjistruan vdekjet ishin Marakesh, Azilal, Agadir, Ouarzazate dhe Chichaoua.

Ministria e Brendshme njoftoi se institucionet vendase, forcat policore dhe ekipet e Mbrojtjes Civile mobilizuan të gjitha burimet në dispozicion për të ofruar ndihmën e nevojshme për popullatën e prekur.

Shumë ekipe patën vështirësi për të arritur në vendin e tërmetit për shkak të dëmtimeve në rrugë të mbetura pas tërmetit. Televizioni maroken “Channel 1” njoftoi se tërmeti shkaktoi dëme në shumë qytete.

Portali “El-Yevm 24” ka njoftuar se nga tërmeti janë shembur disa ndërtesa në qytetin Marakesh. Në rrjetet sociale njerëzit postojnë foto të bashkëqytetarëve që dalin në rrugë pas tërmetit si dhe momente të shembjes së ndërtesave.

Disa media raportuan se nga tërmeti janë dëmtuar edhe pjesë të ndërtesave historike në Marakesh.

Gazetat lokale raportuan se tërmeti, i cili ndodhi rreth mbrëmë rreth orës 23:10 sipas kohës lokale, u ndje në qytetet Casablanca, Meknes, Agadir dhe Fes, veçanërisht në kryeqytetin Rabat.

Mediat lokale raportuan se tërmeti ishte me magnitudë 6.8 ballë, por Qendra Sizmologjike Gjermane më pas njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 7 ballë.