AlternAtivA: Në vend se të jetë President i popullit, Pendarovski vendosi t’i shërbejë interesit partiak të mosndëshkimit!
Ndjejmë keqardhje që presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjodhi anën e gabuar. Nënshkrimi i tij në dekretin për shpalljen e ndryshimeve të turpshme në Kodin Penal, është urimi më i keq i mundshëm në 32-vjetorin e Pavarësisë së vendit.
Në vend se me popullin, ai bashkoi forcat me partitë antipopullore, të cilat për mosndëshkimin e veprave kriminale me korrupsion në radhët e tyre, shembën rendin juridik kushtetues.
Z. Pendarovski nga sot nuk ka të drejtë të flasë për korrupsionin dhe perspektivën e Maqedonisë së Veriut në BE. Ai vuri nënshkrimin e tij për amnistimin e pasurimit të paskrupullt të personave të zgjedhur dhe të emëruar në kurrizin e qytetarëve në periudhën 2006-2023.
Kjo njollë do ta shënojë fundin e karrierës së tij politike.