Kovaçevski uron pavarësinë: Jetojmë në Evropë të vogël, shtet shembull i respektimit të të drejtave të njeriut
Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një video mesazhi ua uroi qytetarëve të vendit Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Kovaçevski thotë se qytetarët duan të jetojnë në një vend europian.
“Sot jetojmë në një vend me kufij territorialë të siguruar. Me gjuhën e njohur maqedonase dhe identitetin maqedonas. Një shtet që është shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, si një demokraci funksionale e suksesshme, multietnike dhe multikulturore. Evropë e vogël. Integrimi në BE për ne në vend, do të thotë paga edhe më të larta, vende të reja pune dhe më shumë zgjedhje, kopshte, shkolla dhe spitale më moderne, mbështetje shumë më e madhe shtetërore për sipërmarrjet e vendit, akoma më shumë investime të huaja. Qytetarët sot duan të jetojnë në një vend modern, që është pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Kovaçevski.