Arrestohet vjedhësi nga Haraçina
Sot (06.09.2023) policët nga policia e Gazi Babës dhe Njësia e Policisë Ndërhyrëse kanë ndaluar E.B. (28) nga fshati Haraçinë, Shkup, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se gjatë muajve qershor dhe korrik ka kryer tri vjedhje të rënda nga automjete mallrash në tregun “Kvantashki” në Shkup.
“Në bisedë zyrtare E.B. ka pranuar veprat dhe ka shpjeguar mënyrat e kryerjes së veprave. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës”, njoftoi MPB.