E shantazhoi dhe më pas e rrahu një vajzë nga fshati, tetovari përfundon nën pranga
“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.Sh.(23) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “shantazh”. Gjatë shkurtit të vitit 2023, i denoncuari nëpërmjet rrjetit social Instagram ka shantazhuar një vajzë nga një fshat i Tetovës se do t’i publikojë fotografitë kompromituese të saj nëse nuk i plotëson kërkesat e tij. Gjithashtu, më 27.05.2023 fizikisht e ka sulmuar vajzën”, qëndron në njoftimin e MPB-së.