Komisioni antidiskriminim padi MASH-it?! Bendevska: Mungesa e librave, diskriminim
Viti i ri shkollor ka filluar me mungesë të 34 përqind të librave. Respektivisht nga 126 librat e nevojshme për të gjitha lëndët obligative dhe zgjedhore në arsimin fillorë nëntëvjeçar, mungojnë 43 libra. Nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi theksojnë se këtë vit nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta nuk e kanë asnjë libër të vetme në lëndët obligative.
“Nxënësit e klasave të treta e fillojnë vitin shkollor me asnjë libër në të gjitha lëndët obligative. Domethënë librat në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe boshnjake nuk janë gati. Siç shkruan MASH tek tani vijon shtypja, përkthimi dhe distribuimi, mund të kemi parasysh se për çfarë periudhe do të ndodh kjo, por MASH këtë e quan se libri është në fazën përfundimtare. Në të njejtën fazë janë librat e shkencës natyrore dhe shoqërore për klasën e tretë…E dini çfarë nuk do të ketë as libër të matematikës, as deri më tani nuk ka pasur thirrje publike për formimin e ekipit autorial. Ky libër duhet të përkthehet edhe në gjuhët e tjera”, deklaroi Vesna Bendevska, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në seancën e nesërme do të diskutojë për mundësinë e një iniciative gjyqësore kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nga atje u rikujtojnë qytetarëve se secili person që ndjehet se i është shkelur e drejta për arsim, e garantuar me kushtetutë mund të paraqes rastin tek komisioni, tek avokati i popullit apo në gjykatë.
“Këto forma të diskriminimit ligji i njeh si diskriminim strukturor sistematik, që e bëjnë institucionet. Në këto raste komisioni sipas ligjit ka të drejtë të paraqes në gjykatë ankesë në interes publik ndaj institucioneve shtetërore. Në seancën e ardhshme, do të marrim vendim përfudimtar dhe nëse e bëjmë do të jetë hera e parë që komisioni të ngrej një iniciativë të tillë”, tha Vesna Bendevska, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës disa herë kanë deklaruar se sigurimi i teksteve shkollore që mungojnë janë në fazën përfundimtare, por nga Komisioni theksojnë nëse statusi i një libri qëndron se tek tani do të shtypet, përkthehet dhe distribuohet, për komisionin është libër inekzistent.